Shqipëria
Studimi: 100 për qind e shqiptarëve janë të prekur nga ndotja e ajrit
Studimi tregon se Shqipëria 100 % i është ekspozuar ndotjes së ajrit
Shqipëria është e ekspozuar nga ndotja e ajrit 100%
Alergologia Imunologe Klinike, Alkerta Ibranji, tha për Tch se banorët e Shqipërisë çdo herë e më shumë kanë probleme me frymëmarrje.
“Kemi një shtim të rasteve me probleme respiratore, pra me probleme të asmës te fëmijët, por nuk dua të përjashtoj rastet e grave me diagnoza kronike respiratore dhe pikërisht i atribohen kësaj rritje të ndotjes atmosferike”, tha ajo.
Nga ana tjetër, ambinetalisti Xhemal Mato tha se ndotja e madhe e ajrit është në shkallë emergjente.
“Ndotja e PM2.5 e cila është një grimcë shumë e vogël 2.5 mikron qëndron pezull në ajër dhe në çdo 2-3 sekonda ne marrim dhe e fusim në organizëm. Kjo është një ndotje që shkaktohet kryesisht nga pluhurat, transporti, mosfshirja e rrugëve si dhe nga grimcat që nxjerrin vetë makinat. Kjo është një gjendje emergjente e madhe është njëlloj sikur të dënosh qindra persona të sëmurën dhe të vdesin për shkak të ndotjes”, është shprehur ai.
Sipas raportit ” STATE OF GLOBAL AIR 2019″, ndotja e ajrit ishte faktori i 5-të që ndikonte në vdekshmërinë e vitit 2017.
Problemet respiratore shënojnë numrin 5 në botë si shkaktar të vdekshmërisë dhe kjo nuk është pak. Sa më parë të ndërhyrjet aq më shumë, ky është një hedhje themeli në formim më të shëndetshëm në të ardhmen, sepse çfarë po ekspozohemi momentalisht kjo përkthehet në cenim të cilësisë së jetës dhe patjetër në sëmundshmëri, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se Shqipëria në vitin 2016, sipas raportit kishte 1,377 vdekje nga ajri i ndotur, nga 1,357 në vitin 2010, me një rritje të lehtë. E krahasuar për vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria, së bashku me vendet e Ballkanit dhe Europës Qendrore renditet ndër shtetet me vdekjet më të larta. Për vendin tonë, ky raport është 38.9 vdekje për 100 mijë banorë. Nivelin më të lartë e ka Bullgaria, me 67.4, e ndjekur nga Maqedonia me 61.9, Bosnja me 55.9, Hungaria 52.3, Mali i Zi me 48.8.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












