Lajme
Studim: Si ndikon dielli te koronavirusi
Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) pretendoi se drita e diellit mund të vrasë koronavirusin brenda disa minutave.
‘The Sun’ raporton se kërkimet e reja nga Drejtoria e Shkencës dhe Teknologjisë në DHS zbuluan se lagështia e madhe, temperaturat dhe rrezet e diellit vrasin virusin në pikat e pështymës në sipërfaqe joporoze dhe në ajër.
“Vëzhgimi ynë më i mirë deri më tani është fuqia që shfaq drita e diellit për të vrarë virusin në sipërfaqe dhe në ajër. Ne kemi parë një efekt të njëjtë edhe kur rritja e temperaturës dhe lagështisë, ose të dyjave japin përgjithësisht efekte kundër virusit”, është shprehur këshilltari i Departamentit të Sigurisë së Brendshme, Bill Bryan.
Studimi zbuloi se virusi shkatërrohet më shpejt në prezencën e drejtpërdrejtë të dritës së diellit dhe mbijeton më lehtë në kushtet e ambientit të mbyllur.
Kujtojmë që Presidenti Donald Trump mori kritika për sugjerimin se pacientëve të infektuar me koronavirus mund t’u injektohet dezinfektues, i cili është tepër i dëmshëm kur gëlltitet nga njerëzit.
Duke këshilluar amerikanët së si të pastrojnë më mirë shtëpitë e tyre, Bryan vazhdoi më tej duke treguar se sa minuta shkatërrohet virusi me përdorimin e detergjentëve dhe alkoolit.
“Unë mund t’ju them se detergjentët do ta shkatërrojë virusin në 5 minuta, alkooli do ta vrasë brenda 30 sekondave. Dhe ky nuk është manipulim. Nëse i fërkoni mirë objektet, virusi do të largohet më shpejt”, tha Bryan.
DHS do të vazhdojë të vëzhgojë virusin në pështymë dhe mënyrën si reagon në ambiente dhe substanca të ndryshme. Edhe pse kushtet e verës do të çojnë në uljen e përhapjes së virusit, Bryan tha se amerikanët nuk janë ende gati të kthehen në daljet e tyre të zakonshme, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












