Lajme
Studim: Shëndeti mendor i të rinjve u prek nga pandemia
Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në shëndetin mendor dhe marrëdhëniet e njerëzve, veçanërisht tek të rinjtë, në mbarë botën, sipas një sondazhi të ri.
Raporti i tretë vjetor i Gjendjes Botërore të Shëndetit Mendor në emër të Sapien Lab, një organizatë jofitimprurëse, kreu kërkime globale për të kuptuar gjendjen e shëndetit mendor.
Me një kampion prej të paktën 400,000 njerëzve nga 64 vende, pjesëmarrësve iu kërkua të përgjigjen në lidhje me marrëdhëniet e tyre familjare, miqësitë dhe mirëqenien e përgjithshme mendore.
U zbulua se ka pasur përkeqësim në shëndetin mendor si rezultat i pandemisë. Hulumtimi zbuloi se të rinjtë kishin më shumë gjasa të përjetonin sfida të natyrës mendore sesa gjeneratat e vjetra.
Përveç kësaj, njerëzit midis moshës 18 dhe 24 vjeç kishin një marrëdhënie sociale më të ulët. Ata kanë tri herë më shumë gjasa të mos shkojnë mirë me familjen, duke raportuar shkallë më të larta të paqëndrueshmërisë dhe konfliktit familjar.
Të rinjtë gjithashtu kanë më shumë gjasa të mos kenë miq të ngushtë sesa ata 75 vjeç e lart, zbuloi sondazhi.
“Ky model edhe para pandemisë përfaqëson një përmbysje të studimeve të regjistruara para vitit 2010, duke treguar një rënie dramatike të mirëqenies mendore me çdo brez të ri,” vëren studimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











