Lajme
Rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksinat është shumë më i ulët sesa nga infektimi me COVID
Këto janë rezultatet e nje studimi nga “British Medical Journal”
Një studim i ri ka zbuluar se rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksinat antikoronavirus është “shumë më i ulët” sesa rreziqet nga infektimi me COVID-19.
Studimi i “British Medical Journal” analizoi të dhënat e më shumë se 30 milionë njerëzve, duke gjetur se rreziku i mpiksjes së gjakut është “shumë më i lartë pas infektimit me SARS-CoV-2, sesa pas vaksinimit në të njëjtën popullatë”, shkruan euronews.
Më shumë se 29 milionë njerëz në studim kishin marrë dozat e para të vaksinës, 19.6 milionë me AstraZeneca dhe 9.5 milionë me Pfizer, ndërsa u vëzhguan edhe 1.7 milion njerëz që kishin një test pozitiv të COVID.
Shkencëtarët shikuan të dhënat për të bërë vlerësime se sa efekte negative do të ndodhnin në 10 milionë njerëz, për secilën vaksinë dhe më pas për infeksionin COVID.
Me vaksinën Astrazeneca mund të kishte:
- 107 raste ku mund të shkaktohej gjakderdhje e brendshme
- 66 raste të mpiksjes së gjakut në venat
Me vaksinën Pfizer mund të kishte:
- 143 raste të goditjes në tru
Me infeksionin COVID-19 do të kishte:
- 934 raste me gjakderdhje të brendshme.
- 12.614 raste të mpiksjes së gjakut
- 1.699 raste të goditjes në tru.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














