Lajme
Studim: Numri i vdekjeve nga Covid-19 “mund të jetë tri herë më i lartë se shifrat zyrtare”
Pandemia e Covid-19 mund të ketë marrë 18.2 milionë jetë në mbarë botën, më shumë se trefishi i numrit zyrtar të vdekjeve, sugjeron një studim i ri, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
Shifra më e lartë është një vlerësim më i mirë i shifrës së vërtetë globale të viktimave deri në fund të vitit 2021, sipas një analize nga një konsorcium studiuesish shëndetësorë të botuar në Lancet.
Ata e kanë bazuar llogaritjen e tyre në numrin e “vdekjeve të tepërta”, të cilat ata besojnë se janë shkaktuar drejtpërdrejt ose tërthorazi nga pandemia. Këto llogariten duke parë diferencën midis numrit të vdekjeve të regjistruara nga të gjitha shkaqet dhe numrit të pritshëm bazuar në modelet e mëparshme.
“Vlerësimet tona për vdekshmërinë e tepërt nga Covid-19 sugjerojnë se ndikimi i vdekshmërisë nga pandemia Covid-19 ka qenë më shkatërrues sesa situata e dokumentuar nga statistikat zyrtare”, thonë bashkautorët, të cilët udhëhiqeshin nga Dr. Haidong Wang, një profesor i asociuar i shkencat e metrikës shëndetësore në Universitetin e Uashingtonit, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











