Shëndetësi
Studim i ri për proteinat: Si ndikojnë ato në sistemin kardiovaskular?
Një dietë e pasur me proteina ka shumë përfitime, ndihmon në ruajtjen e muskujve, rregullon sheqerin në gjak dhe ndihmon në humbjen e peshës.
Hulumtimi i ri nga Universiteti i Anglisë Lindore thotë se ndryshimet në rutinën e përditshme dhe në ushqim mund të jenë po aq të fuqishme sa ushtrimet. Marrja e reduktuar e kripës ose ndërprerja e duhanit çon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.
Një studim i shtatë aminoacideve kryesore tregoi se njerëzit që merrnin proteina në vaktet e tyre kishin presion më të ulët të gjakut dhe nivele të reduktuara të ngurtësimit arterial, gjë që mund të kufizojë rrjedhën e gjakut në organet vitale.
Studimet e bëra kanë treguar se burimet e proteinave lidhen drejtpërdrejt me shëndetin e zemrës, shkruan Real Simple, përcjell Albinfo.ch.
Lloji i proteinave ishte po aq i rëndësishëm sa sasia, njerëzit që konsumonin më shumë proteina me origjinë bimore kishin presion më të ulët të gjakut, ndërsa ata që konsumonin burime me origjinë shtazore kishin ngurtësi arteriale më të ulët.
80 milionë të rritur janë diagnostikuar me presion të lartë të gjakut dhe ngurtësimi arterial është i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare.
Pra, rekomandohet që të gjithë të rrisin marrjen e ushqimeve të pasura me proteina, duke përfshirë kryesisht mishin, peshkun, thjerrëzat, brokolin dhe spinaqin.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











