Lajme
Studim: Gjysma e vdekjeve nga kanceri mund të parandalohen
Një studim mjaft i rëndësishëm mund të ndryshojë mënyrën se si të parandalojmë dhe trajtojmë kancerin.
Sipas revistës mjekësore The Lancet, gati gjysma, 44 për qind e të gjitha vdekjeve nga kanceri në vitin 2019 ishin për shkak të faktorëve të rrezikut të parandalueshëm. Ky zbulim mahniti dhe shokoi ata që trajtojnë pacientët me kancer çdo ditë.
“Të dish se gati gjysma e vdekjeve nga kanceri në botë mund të parandalohen është thjesht befasuese”, tha doktori William Dahur.
Duke përdorur të dhënat nga projekti i Institutit për statistikat e shëndetësisë dhe vlerësimin e barrës së sëmundjeve globale, studimi shqyrtoi 23 lloje kanceri dhe 34 faktorë të rrezikut. Ata kanë gjetur tre shkaktarët kryesorë të sëmundjes. I pari, ndoshta jo dhe aq surprizues, ishte pirja e duhanit, shkaktari i dytë, konsumi i tepërt i alkoolit.
“Natyrisht që shumë njerëz në këtë vend pinë alkool në mënyrë të moderuar dhe të arsyeshme, por përdorimi i rëndë i alkoolit në fakt mund të shkaktojë një numër të konsiderueshëm të tumoreve, kancerit të mëlçisë dhe llojeve të tjera”, shtoi doktori.
Shkaktari i tretë, një indeks i lartë i masës trupore. Doktori Dahut, kryeshkencëtar në Shoqatën amerikane të kancerit, thotë se lajmi i mirë këtu është se të gjitha këto mund të parandalohen, duke bërë disa ndryshime radikale në mënyrën e jetesës.
“Imagjinoni nëse do të kishim një ilaç në vend të studimit, që ju mund ta merrni këtë ilaç me një lloj efekti anësor minimal, kosto relativisht të ulët dhe mund të parandaloni kancerin. Do të ishte diçka që do të ndryshonte historinë përgjithmonë”, përfundoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












