Lajme
Studentja shqiptare në Britani i reagon Braverman: Ne nuk jemi të gjithë kriminelë
Shqiptarja Marinela Bouzo, 27 vjeçe, që studion për t’u bërë avokate në Manchester, ka reaguar pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, tha se “kriminelët shqiptarë” ndihmuan emigrantët që të kalojnë kanalin anglez. “Nuk jemi të gjithë kriminelë”, ka qenë përgjigjia e saj.
Marinela Bouzo, shqiptarja 27 vjeçe që studion për t’u bërë avokate në Manchester, ka reaguar pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, tha se “kriminelët shqiptarë” ndihmuan emigrantët që të kalojnë kanalin anglez. “Nuk jemi të gjithë kriminelë”, ka qenë përgjigjja e saj.
Vitin e kaluar 12 mijë emigrantë shqiptarë arritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla, më shumë se nga çdo vend tjetër shkruan Manchester Evening News. Qindra prej tyre vitet e fundit janë kthyer mbrapsht pas një marrëveshjeje me Shqipërinë. Por Marinela, e cila shkoni në Mbretërinë e Bashkuar në të 20-tat, thotë se shumica e shqiptarëve janë punëtorë dhe kontribuojnë pozitivisht në shoqëri, përcjell albinfo.ch.
“Edhe nëse thuhet nga Suella Braverman apo nga dikush tjetër, është e rëndësishme që të mos përgjithësohet një grup i tërë njerëzish nga veprimet e disa individëve. Pavarësisht se eksperienca ime në Angli ka qenë pozitive, kam pasur komente aty-këtu dhe disa njerëz më paragjykojnë kur them se familja ime është shqiptare”, tha ajo për median britanike.
“Ka familje që luftojnë për një jetë më të mirë, duke kërkuar punësim dhe mundësi në Mbretërinë e Bashkuar, pasi vendi i tyre ka mungesa”, shtoi ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











