Shqipëria
Studentja serbe që studion gjuhën shqipe, e lidhur ngusht me Tiranën
Studentja Nevena Zhivançeviç thotë se lidhja e saj me gjuhën shqipe është shumë e madhe.
Ajo është serbe, por e studion gjuhën shqipe. Studentja Nevena Zhivançeviç thotë se lidhja e saj me këtë gjuhë është shumë e madhe.
Në një intervistë për Euronews, ajo tregoi se pas 3 vjetësh studimi tani, ndihet më e sigurt kur flet shqip dhe shfrytëzon çdo rast kur është në Tiranë apo Prishtinë për të folur shqip, përcjell Albinfo.ch.
“Tani nuk kam frikë të flas, kur kam mundësi të flas, e bëj me plot dëshirë, kur jam në Prishtinë, Tiranë, apo edhe Beograd flas me njerëz që dinë shqip”, tha ajo.
Nevena zbuloi lidhjen e fortë me Tiranën, ku siç tha ka njerëz që i konsideron si familjen e saj.
“Në Tiranë kam njerëz që i quaj familje. Kam humbur prindërit e mi para shumë vjetësh. Këta njerëz më thanë që zoti po vonon, por nuk harron. Kështu që vërtet nuk harron, se tani i kam ata”, rrëfeu studentja serbe./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










