E-Diaspora
Studentët shqiptarë priten në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Ishte një takim orientues në të cilin të dyja palët u zotuan për bashkëpunim në zhvillimin e kapaciteteve për të kultivuar arsimimin dhe kulturën kombëtare
Në kuadrin e angazhimit të saj për thellimin e bashkëpunimit me komunitetin e këtushëm shqiptar Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, ka zhvilluar një takim me studentët e këtushëm shqiptarë.
“Në rrjedhën e aktivitetit të vazhdueshëm dhe përkushtimit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, më 20.03.2013 në hapësirat e veta konsullata organizoi një takim me studentët shqiptarë që studiojnë në Universitetin e Cyrihut”, thuhet në një njoftim të konsullatës.
Siç bëhet e ditur më tutje në njoftim, studentët u pritën nga Konsulli Salih Sefa, si dhe Zv.Konsullja Ajmane Veseli. Ishte një takim orientues në të cilin konsullata shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur çdo ide, plan apo iniciativë konkrete të studentëve shqiptarë në zhvillimin e kapaciteteve për të kultivuar arsimimin dhe kulturën kombëtare.
Gjithashtu, edhe studentët paraqitën ide konkrete në këtë aspekt. Ata shprehën gjithë gatishmërinë e tyre për asistencë dhe deklaruan se do të jenë pjesë aktive e çdo procesi me interes kombëtar.
Të dy palët ranë dakord që ky ishte takim i parë i kësaj natyre dhe se këto takime e diskutime do të vazhdojnë rregullisht deri në arritjen e rezultateve konkrete, përfundon njoftimi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













