Shqipëria
Studentët shqiptarë kundërshtojnë vendimin që nuk do të marrin diplomë 5 vjet pas studimeve

Studentët e Mjekësisë në Shqipëri kanë filluar me protestat kundër një vendimi të Qeverisë së Shqipërisë që i detyron ata të punojnë për shtetin deri në pesë vjet.
“Qeveria të tërhiqet, ose do t’i vazhdojmë protestat dhe do ta bojkotojmë vitin e ri akademik”, ishin thirrjet e një grupi studentësh të Universitetit të Mjekësisë në Shqipëri, pas vendimit që synon të frenojë largimin e mjekëve të rinj, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Studentët e mjekësisë duhet të firmosin një marrëveshje për të punuar 2 deri në 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Ata që kundërshtojnë, do të duhet të paguajnë një tarifë të lartë studimesh, por që nuk është përcaktuar ende.
“Tarifa do të përcaktohet nga Universiteti dhe do të mbulojë plotësisht kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student”, tha Rama, përcjell albinfo.ch.
Sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, studentët e vitit të 5-të dhe të 6-të të Universitetit të Mjekësisë do të duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën; ata që kanë përfunduar sivjet studimet nga viti i parë deri në të katërtin, duhet të punojnë 3 vjet me detyrim, ndërsa ata që do të nisin vitin e parë, duhet të punojnë 5 vjet në vend për të tërhequr diplomën.
Tarifa vjetore e studimit për një student të mjekësisë kap vlerën nga 22 mijë lekë (210 euro) deri në 45 mijë lekë (430 euro), varësisht mesatares që arrin në fund të çdo viti akademik. Nga tarifa përjashtohen studentët me mesatare mbi notën 9.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë ka njoftuar se nga Shqipëria janë larguar 3.000 mjekë, 1.500 prej të cilëve drejt Gjermanisë, shkruan REL.
Arsye për këtë sipas studentëve janë kushte jo të mira në spitale, mungesa medikamentesh dhe paga të ulëta. Ndërkohë që paga mesatare bruto e një mjeku në Shqipëri arrin në 110.000 lekë, apo 950 euro. Për krahasim, paga e pataksuar e mjekut në Gjermani arrin deri në 4.000 euro.
Një grup i studentëve të mjekësisë doli në protestë këtë javë para Kuvendit të Shqipërisë, duke u kërkuar deputetëve që të mos e votojnë masën e re.
Dorina Gaçi, studente në vitin e pestë për mjekësi, kërkoi konsultim paraprak. “Jemi në kushte skandaloze. Nuk kemi një godinë tamam ku ta zhvillojmë mësimin. U bë spitali i ri dhe nuk u la një ambient për zhvillimin e mësimit për studentët. Nuk ka libra të përditësuar. Na dalin sytë duke gjetur material në laptop apo ipad, sepse librat janë botime të viteve 2000-2005. Me këtë vendim do të ketë zero mjekë që do të dalin nga kjo shkollë”, tha Dorina për Radion Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Studentët do të kundërshtojnë vendimin edhe në forma të tjera.
“Ne e kemi diskutuar edhe në Senatin Akademik, nuk do të ketë mësim vitin tjetër nëse hyn në fuqi ky ligj. Për mua, nisma shkel disa të drejta, duke nisur nga e drejta e lëvizjes së lirë… dhe, nga ana tjetër, nuk zgjidh asgjë sa i përket largimit të mjekëve. Është një vendim që, madje, i dualizon mjekët që kanë menduar të rrinë, që do të ulë cilësinë e studentëve që do të zgjedhin mjekësinë”, tha Eugen Lazaj për REL.
Shqipëria synon të frenojë ikjen e mjekëve duke ua bllokuar diplomat, megjithatë ekspertët thonë që kjo nuk e zgjidh problemin.
“E para është problematika e të ardhurave. Kemi pagat më të ulëta në Evropë për çdo kategori të personelit mjekësor. E dyta është mungesa e një avancimi në karrierë, sepse doktoraturat janë të mbyllura mbi 11 vjet, specializimet janë të hapura, por mbi 60% janë pa asnjë pagesë. Për katër vjet punë dhe përkushtim, studentët specializantë nuk paguhen. Dhe, së treti, roli dhe dinjiteti i mjekut dhe siguria në punë”, thotë Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik, profesor në Universitetin e Mjekësisë.
Drejt vendeve evropiane kanë synim të shkojnë edhe mjekët nga Kosova e Maqedonia e Veriut, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët