Kosova

Studentët kosovarë zënë vendin e 6-të në garën ndërkombëtare të drejtësisë

Studentët kosovarë të suksesshëm në fushën e drejtësisë.

Ekipi nga Kosova që përfaqësoi Universitetin e Prishtinës në garën ndërkombëtare të drejtësisë “Philip C. Jessup International Moot Court Competition” shënoi një fitore të madhe, duke u renditur i 6-ti në rundet evropiane të mbajtura në Budapest, duke lënë pas shumë universitete të tjera të njohura, transmeton albinfo.ch.

Pjesëtarë të këtij ekipi ishin Dea Fetiu, Erannda Zekaj, Nol Musa, Rinor Gjergji.

Për këtë arritje kanë shkruar dy trajnerët e këtij grupi, Rina Mehana dhe Bonita Salihu.

“Para pak ditësh ekipi ynë ka qenë pjesë e rundeve evropiane të garës ndërkombëtare të drejtësisë “Philip C. Jessup International Moot Court Competition”, e cila këtë vit u mbajt në Budapest. Kjo garë çdo vit thyen rekorde të pjesëmarrjes në rundet e saj ndërkombëtare, ku iu bashkangjiten më shumë se 700 shkolla juridike. Fatin të jetë pjesë e kësaj gare e ka edhe Universiteti i Prishtines”, ka shkruar Mehana.