Zhvillim
Studentë të Berlinit dhe të Prishtinës, së bashku për riciklimin
Studentë nga Universiteti Teknik i Berlinit dhe Universitetit të Prishtinës bashkërisht hulumtuan mundësitë e riciklimit në Kosovë
20-të studentë nga Universiteti Teknik i Berlinit në Gjermani për një javë kanë qëndruar në Prishtinë. Së bashku me 10 studentë nga Universiteti i Prishtinës ata kanë hulumtuar metodat e ndryshme me qëllim të ngritjes së riciklimit në Kosovë, thuhet në një komunikatë të GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar).
Gjatë hulumtimit të tyre njëjavor studentet kanë realizuar takime dhe biseda të ndryshme me udhëheqës të institucioneve adekuate, duke përfshirë kompanitë rajonale të mbeturinave si dhe kompanitë private të riciklimit.
Programi është organizuar në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar “GIZ”, përcjell albinfo.ch. Përmes programit “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, GIZ-ja po piloton ndarjen në burim të materialeve të riciklueshme në një pjesë të dendur të kryeqytetit të Prishtinës. Programi parashihet që të përfshijë sektorin privat si dhe sektorin joformal.
Nga implementimi i këtij projekti sipas parashikimeve pritet të përfitojnë rreth 4,500 familje, përkatësisht rreth 20,000 qytetarë. Sipas planifikimeve përfitues do të jetë edhe komuniteti i sektorit joformal që aktualisht vepron në këtë lagje.
Projekti i GIZ-së “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale” që nga viti 2011 ka një fokus në menaxhimin e mbeturinave duke i mbështetur autoritet komunale në ofrimin e shërbimeve me cilësi të duhur për qytetarët e Kosovës, përfundon komunikata e GIZ.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











