Kosova
Stradner paralajmëron: Priten eskalime të reja në Kosovë, strategji tipike e Vuçiqit
Ekspertja e fushës së sigurisë dhe informacionit, vëzhguese e gjendjes në Ballkanin Perëndimor, Ivana Stradner, ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Përmes një postimi në platformën “X”, ajo e ka fajësuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se shumë shpejt mund të priten eskalime të reja në Kosovë.
“Ka pasur protesta pothuajse çdo ditë në Serbi që nga shembja e çatisë që shkaktoi vdekjen e disa personave. Vuçiq ka probleme serioze të brendshme dhe shumë shpejt mund të priten eskalime të reja në Kosovë, gjë që është një taktikë tipike e Vuçiqit për të shpërqendruar Perëndimin dhe për të ushtruar më shumë presion brenda vendit”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Analistja amerikane ka shtuar se Vuçiq do ta përdorë përsëri strategjinë e “eskalimit për të de-eskaluar” dhe do të pozicionohet si një shtyllë stabiliteti, duke shantazhuar Perëndimin, duke u thënë se, nëse nuk duan që kriza të përshkallëzohet më tej, duhet ta mbështesin atë.
“Megjithatë, kjo është loja e tij e vjetër dhe Brukseli dhe Uashingtoni tashmë e njohin këtë skenar të mërzitshëm. Ka thashetheme se Vuçiq mund të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të luftuar kaosin brenda vendit. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë, por ata tashmë po krijojnë panik duke përmendur “skenarin rumun” dhe një “revolucion të ri me ngjyra” – tipike për regjimin populist të Vuçiqit. Për të shkaktuar panik në publik, Vuçiq gjithashtu po gënjen njerëzit për një luftë bërthamore dhe strehimore. Ndërkohë, Rusia tashmë po bën propagandë në media se Kurti po përgatit një konflikt të ri në Kosovë para inaugurimit të Trump-it. Ne tashmë e dimë se si funksionon regjimi i Vuçiqit, prandaj përgatituni për të njëjtën lojë të vjetër në Ballkan”, ka shkruar ajo.
https://x.com/ivanastradner/status/1862673217485201693
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










