Lajme
Stopohet blerja e ambasadave të Kosovës në Washington e Bruksel
Auditori Gjeneral ka stopuar procesin e negociatave për blerjen e ambasadave në Washington dhe në Bruksel për shkak të gjetjes së parregullsive. Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme thotë se tashmë është finalizuar marrëveshja për blerjen e këtyre dy ambasadave.
Mosmarrëveshjet midis Komisionit Ndërqeveritar për blerjen e ambasadave dhe Zyrës së Prokurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ndërprerë nga Auditori Gjeneral, njofton RTK.
Zëvendësdrejtori i Auditorit Gjeneral, Qerkin Morina tha se Komisioni Ndërqeveritar ka bërë shkelje kur nuk ka përfshirë në negociatat milionëshe edhe Zyrën e Prokurimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kohë më parë shefi i prokurimit i Ministrisë së Punëve të Jashtme kishte bllokuar nënshkrimin e kontratave për blerjen e ndërtesave ku do të vendosen ambasadat e Kosovës në Washington, Bruksel, Londër dhe Paris. Ndërsa, vetë Komisioni Ndërqeveritar dhe krerët e Ministrisë së Punëve të Jashtme insistonin që kontratat të nënshkruheshin patjetër.
Ndërkohë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme bëjnë me dije se kjo Ministri tanimë ka vendosur për blerjen e ambasadave në Washington dhe Bruksel. Këtë e konfirmon edhe ish -zëvendësministrja e jashtme, Vlora Çitaku, e cila thotë se tani më është tejkaluar ky problem midis Komisionit Ndërqeveritar për blerjen e ambasadave dhe Zyrës së Prokurimi të Ministrisë së Jashtme.Auditorit Gjeneral, Qerkin Morina.
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri