Ukraina
Stoltenberg: Ukraina së shpejti mund të presë dërgesë më të madhe të armëve të rënda
Ukraina së shpejti mund të presë një dërgesë më të madhe të armëve të rënda nga vendet perëndimore, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt.
“Premtimet e fundit për pajisjet e rënda të luftës janë të rëndësishme – dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt. Jemi në një fazë vendimtare të luftës. Prandaj është e rëndësishme që t’i ofrojmë Ukrainës armët që i duhen për të fituar”, citohet të ketë thënë ai.
Këtë javë, një takim i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili koordinon dërgesat e armëve në Kiev, do të mbahet në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.
Në fillim të këtij muaji, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara premtuan tanke të lehta franceze AMX-10 RC, 40 automjete luftarake të këmbësorisë gjermane Marder dhe 50 automjete luftarake Bradley. /Reuters
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










