Lajme
Stoltenberg: NATO duhet të vazhdojë të mbrojë demokracitë tona
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca 30-anëtarëshe duhet të “qëndrojë ushtarakisht e fortë, të jetë më e bashkuar politikisht dhe të ketë qasje më të gjerë në nivel global”, në mënyrë që të vazhdojë të “mbrojë demokracitë tona”, në një “botë me më shumë gara”.
Në një fjalim, duke prezantuar vizionin e NATO-s deri më 2030, Stoltenberg u ka bërë thirrje aleatëve që të vazhdojnë të investojnë në forcat e tyre të armatosura; të përdorin aleancën si forum për diskutim dhe ku është e nevojshme të intervenohet në çështjet që prekin sigurinë e përbashkët; si dhe të punojnë më afër me partnerë si Australia, Japonia, Zelanda e Re, Koreja Jugore, në mënyrë që të mbrohen “rregullat globale dhe institucionet që na kanë mbajtur të sigurt për dekada”.
“Qëndroni për një botë të ndërtuar në liri dhe demokraci. Jo në ngacmim dhe shtrëngim”, ka thënë ai gjatë një ngjarjeje të mbajtur online me Këshillin Atlantik dhe Fondin Marshall të Shteteve të Bashkuara.
Stoltenberg ka thënë se Rusia “vazhdon të mos zvogëlojë aktivitetet ushtarake”, grupi militant, Shteti Islamik dhe grupet tjera janë duke u motivuar, derisa aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë promovojnë “dezinformata dhe propagandë”.
Ai ka thënë se rritja e Kinës “përbën zhvendosje të ekuilibrit global të pushtetit, duke ngritur garën për mbizotërim ekonomik e teknologjik”.
Fjalimi i Stoltenbergut ka ardhur teksa aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë, kanë shprehur zhgënjim pas raportimeve se ekziston plan për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.
I pyetur rreth këtyre planeve, ai ka refuzuar të komentojë drejtpërdrejt “për spekulimet e mediave”, mirëpo ka mbrojtur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në Evropë, duke thënë:
“Në vitet e fundit ne kemi parë sërish një rritje të prezencës amerikane në Evropë”, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











