Muzikë
Stërnipërit e Nexhmie Pagarushës po vazhdojnë rrugëtimin muzikor në Zvicër
Tradita muzikore e tyre po vazhdon me një dimension tjetër.
Duke qenë se muzika është arti i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve me anë të tingujve, kush më mirë e ka bërë se sa këngëtarja e shquar shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Ajo edhe pas vdekjes la një krijmtari të pasur muzikore, si diva shqiptare e papersëritur ndonjëherë, shkruan albinfo.ch.
Muzika është një trashëgimi, që përcillet në gjenerata, andaj duket se stërnipët e Nexhmie Pagarushës po vazhdojnë rrugëtimin muzikor në Zvicër, me një tjetër dimension të artit të muzikës.
Dy stërnipët e Nexhmijes quhen, Leonid dhe Dorian Pagarusha, nga Prishtina, të lindur dhe të rritur në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ata me shokët e tyre kanë krijuar “Lable” e tyre “BE REICH Production” dhe grupin muzikor, “THE GLENZ” të rrymës “Hip Hop” dhe “Rap”.
Pavarësisht se janë në fillimet e dubutimit të tyre, ata janë duke punuar fort për të depërtuar në tregun botëror dhe pritet të jenë një emër suksesi në fushën e muzikës.
Vlen të theksohet se djelmoshat kanë kriju një bagazh të madh të produksioneve të tyre, por ende nuk i kanë publikuar.
Albinfo.ch mëson se në muajt e ardhshëm pritet konfirmimi i një bashkëpunimi me artistë të repit dhe hip-hopit me renome të Gjermanisë.
Gjithashtu ata janë në kërkim të artistëve te rinj, si këngëtar, reperë, muzikantë, për “Label” e tyre, shkruan tutje albinfo.ch.
Duhet cekur se grupi “The Glenz”, përbëhet nga Leonid Pagarusha, Dorian Pagarusha, Adnit Kastrati dhe Yusup Atashev. Leonidi është 14 vjeçar dhe producenti i këti grupi. Ndërsa, Doriani është 16 vjeçar dhe është duke e kryer shkollën për udhëheqje administrative dhe e drejton ketë Grup dhe gjithë “label” e tyre, mirëpo zëri i tij, do të dëgjohet edhe në grupin “The Glenz”.
Nga ana tjetër, Adniti është përgjegjës për mirëmbajtjen teknike në studio dhe Yusup është raper dhe këngëtar.
Thuhet se këta djelmosha janë shokë që nga parashkollimi dhe vazhdojnë shoqërinë e tyrë për vite. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













