Lajme
Statusi i kandidatit për Serbinë me domethënie të vogël
Statusi i kandidatit për anëtarësim për Serbinë ka rëndësi të madhe politike, por domethënie shumë të vogël praktike, vlerësohet në shtypin gjermanofon pas vendimit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel për t’i dhënë kanditaturën Serbisë.
“Serbia tashmë ka vite që po troket në derën e Bashkimin Evropian”, shkruan gazeta “Der Tagesspiegel” .
Sipas të njëjtës gazetë, Serbia edhe pse tani është një vend kandidat, rruga e saj për në BE është ende e gjatë deri në fillimin e bisedimeve për pranimin formal..“ Vëzhguesit presin që Serbia të bëhet anëtare e BE-së nga fundi i kësaj dekade”, thotë “Der Tagesspiegel”
” Me arrestimin e të dyshuarit për krime të luftës Ratko Mlladiç, majin e kaluar Serbia bëri një hap të madh drejt BE-së. Në samitin e BE-së dhjetorin e kaluar, krerët e shteteve dhe të qeverive u shprehën për mundësinë e dhënies së statusit të kandidatit për Serbinë. Megjithatë, ata vendosën ta kushtëzojnë Serbinë, që së pari të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën. Beogradi ndërkohë e ka bërë një gjë të tillë. Në bazë të një marrëveshje të arritur javën e kaluar Serbia nuk e njeh edhe më tej pavarësinë e Kosovës, por ajo nuk kundërshton pjesëmarrjen e saj në konferencat ballkanike”, thekson “Der Tagesspiegel”.
Ndërsa në “Die Presse” e Vjenës shkruan se mbetet ende çështje e hapur se kur mund të fillojë Serbia negociatat konkrete për anëtarësim me BE-në.
“Mbetet ende shumë punë për të filluar negociatat për anëtarësim, tha presidenti serb Boris Tadiç. Qytetarët e Serbisë do të duhet të mbajnë tërë barrën e politikës së reformës, e cila duhet të krijojë një shoqëri demokratike, që respekton të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve në vend”, shkruan ‘Die Presse , duke cituar Van Rompuy, i cili ka thënë se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për statusin e ri të Serbisë.
“Ky ishte rezultati i marrëveshjeve të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ai shpreson që statusi do ta inkurajojë Serbinë për të përmbushur kriteret për pranimin në BE, tha presidenti i Këshillit të BE-së.
Ndërkaq presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso foli për një “vendim të mirë”. Ai tregon se Bashkimi Evropian vazhdon të mbetet ende tërheqës.” Gazeta “Financial Times Deutschland” shkruan se për vite me radhë pengesa kryesore për afrimin e Serbisë me BE-në kanë qenë mungesa e sundimit të ligjit, mungesa e vullnetit për të ekstraduar të kërkuarit për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe lulëzimi i korrupsionit.
Komisioni i BE-së e arsyetoi propozimin e tij për të njohur Serbinë si vend kandidat me përparimet e konsiderueshme në të gjitha çështjet kritike. Sipas “Financial Times Deutschland” diplomatët evropianë jozyrtarisht u referohen edhe zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, që sivjet pritet të zhvillohen në Serbi.
“Për të konkurruar më mirë forcat nacionaliste në vend, presidentit Tadiç i duhen rezultate konkrete të politikës së tij proevropiane. Kështu statusi i kandidatit ka rëndësi të madhe politike, por domethënie shumë të vogël praktike”, thekson “Financial Times Deutschland”.
“Nuk ka ende asnjë datë për hapjen e negociatave të pranimit. Diplomatët llogarisin që kjo të ndodhë atëherë kur Serbia të ketë zgjidhur mosmarrëveshjet me Kosovën. Kosova e shkëputur në vitin 2008 nga Serbia dëshiron po ashtu të bëhet anëtare e BE-së”, nënvizon “Financial Times Deutschland”./albinfo.ch & DW/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









