Shqipëria
Starmer: Është koha të punojmë së bashku
Starmer: Nëse Rusia nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve, Putin duhet të paguajë çmimin
Keir Starmer, i pari kryeministër britanik i cili vjen për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Starmer e nisi fjalën e tij me batuta lidhur me motin e ditës së sotme.
“Kur unë zbrita nga avioni dje ishte diell, kështu që këto zërat se moti sot është për faj të britanikëve janë të gabuara”, tha ai duke qeshur.
Më tej, Starmer deklaroi se bota ndodhet në një epokë të re, të karakterizuar nga paqëndrueshmëria dhe luhatjet e vazhdueshme. Ai theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me aleatët evropianë për përballimin e sfidave të sigurisë dhe rimëkëmbjen e qëndrueshme të kontinentit. Starmer vuri theksin te domosdoshmëria për të mbështetur Ukrainën dhe shtoi se Britania ka rritur angazhimin në kuadër të Koalicionit të Vullnetshmëve, përmes sanksioneve ndaj flotës ruse dhe mbështetjes së vlerave demokratike.
“Nëse Rusia nuk është e gatshme për paqe, atëherë Putin duhet të paguajë çmimin,” tha ai.
“Jemi në një epokë të re, por është një epokë që karakterizohet nga luhatja, paqëndrueshmëria. Është e trishtë, por kjo është epoka ku kemi hyrë. Është shumë e rëndësishme që gjendemi sot këtu. Ishte shumë e rëndësishme të sinjalizonim qëllimin tonë për të punuar ngushtë me partnerët tanë. Ne kemi intensifikuar angazhimin me aleatët evropianë duke kuptuar se partneriteti është jetik për të arritur një rimëkëmbje të sigurisë. Kemi punuar për këto aleanca në mbarë Evropën. Është kënaqësi të vij këtu (Tiranë) dhe të punoj me ju si partnerët tanë. Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën ruse në mënyrë që të mbrojmë infrastrukturën tonë. Gjatë muajve të fundit kemi punuar fort që të sjellim te Koalicioni ynë i të vullnetshmve shumë udhëheqës politik dhe ushtarak. Javën e kaluar e kemi bërë këtë gjë jo vetëm si solidaritet, por një kujtesë që këto janë pikërisht të njëjtat vlera që ne luftojmë për të ardhmen. Nëse Rusia nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve Putin duhet të paguajë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe nuk e ka seriozisht paqen. Ukraina është pala e paqes. Duhet të vendosim sanksione nëse është e nevojshme, Britania është gati të luajë rolin e vet”, tha Starmer.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












