Bota
Starbucks hap dyqan në Milano
Starbucks, zinxhiri më i madh i kafesë në botë, e ka realizuar ëndrrën afatgjatë të shefit të tij, me hapjen e një pastiçerie dhe kafeneje në Milano.
Testi i vërtetë do të jetë të binden italianët e obsesionuar me kafe për të paguar më shtrenjtë për expresson e tyre të përditshme. Dyqani do të jetë investimi i parë i gjigantit me bazë në Seattle në tregun italian.
Përndryshe, Italia njihet si vend me të obsesionuar pas kafesë dhe si konsumatori i katërt më i madh në botë i pijeve. Shefi i Departamentit për Shitje me Pakicë në Starbuck, John Culver, thotë se ata kanë qenë jashtëzakonisht të ndjeshëm në lidhje me projektin, duke synuar të japin një ndjenjë të fortë për klientët e tyre të rinj italianë. Por, e gjithë kjo do ta ketë çmimin e vet.
Kjo, pasi një expreso do të kushtojë 1.8 euro, pothuajse dyfishi i asaj që italianët zakonisht paguajnë për një të tillë. Dyqani me 2.300 metra katrorë është hapur brenda një ndërtese historike në qendër të Milanos.
Për Starbucks, megjithatë, nuk do të jetë e lehtë të bëhet zgjedhja e parë për konsumatorët në një vend ku ka 57,000 kafene, numri më i madh në një vend perëndimor.
E, banakierët që shërbejnë kafe pranë katedrales së Milanos, thonë se nuk janë të shqetësuar nga konkurrenca e re. “Ndoshta të huajt do të donin Starbucks, por në Itali gjithmonë fiton kafeja klasike”, tha Giuseppe Reciputi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










