Kosova
Stano pas deklaratës së Kurtit: Masat hiqen kur vendosin shtetet anëtare dhe jo kur duan politikanët e Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano përmes në një konferencë për media i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka deklaruar se duhet të hiqen masat e vendosura pasi që Kosova i ka plotësuar kërkesat e Bashkimit Evropian.
Stano ka deklaruar se masat hiqen atëherë kur vendosin shtetet anëtare dhe jo kur politikanët e Kosovës duan, transmeton albinfo.ch.
“Kur BE-ja paraqiti masat kundër Kosovës, shkaku i krizave, vendimeve të njëanshme eskalimet në raport me Serbinë, Bashkimi Evropian ishte i qartë se ato janë të kthyeshme. Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin, kur vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin. Pra, kur vendet anëtare vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur masat në fuqi. Dhe kjo nuk ka ndodhur deri tani, vendet anëtare vazhdojnë diskutimet dhe këto janë procese të brendshme”, ka thënë ai.
Tutje zëdhënësi i BE-së e ka ritheksuar se masat janë ende në fuqi.
“I kemi parë zgjedhjet në katër komunat si një prej elementeve që dërguan në vendosjen e masave, por mbetet te vendet anëtare, siç edhe thuhet në Konkluzat e Këshillit të Punëve të Përgjithshme nga dhjetori i vitit të kaluar. U mbetet vendeve anëtare të rivlerësojnë situatën dhe më pas me institucionet evropiane të vendosin nëse duhet hequr masat ose jo. Mund vetëm të konfirmoj se diskutimet ende po vazhdojnë dhe rikujtoj se masat nuk janë hequr”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










