Lajme
Zvicër: Transporti publik ankohet për mungesë të stafit
Orë të gjata, lodhje, vështirësi për të harmonizuar jetën private me atë profesionale. Drejtuesit e tramvajit dhe autobusëve janë në kufirin e mundësive të tyre, sepse janë në numër shumë të vogël, sipas analizës së Sonntagsblick. Disa qytete gjermanishtfolëse janë prekur, në veçanti Cyrihu dhe Lucerni, por edhe të tjera në Zvicrën frëngjishtfolëse, transmeton albinfo.ch.
Presioni mbi shoferët e transportit publik po rritet kudo në Zvicër, vëren Micha Amstad nga sindikata SSP, ndërsa u shpreh se edhe në qytetet ku mungesat e stafit nuk kanë qenë asnjëherë problem deri më tani, si Bazel apo Schaffhausen, kanë filluar të japin alarmin përsa i përket rekrutimit.
Tutje u tha se edhe në Gjenevë po vërehet mungesa në përqindje të lartë. Shoferi në TPG, Florian Martenot, njëherësh nënkryetar i seksionit të Sindikatës së Stafit të Transportit (SEV-TPG), ka deklaruar se orët janë shumë të gjata dhe të parregullta, gjë që paraqet shumë probleme për organizimin e jetës private në raport me jetën profesionale.
Tutje u njoftua se është lëshuar edhe një njoftim për grevë teksa aktualisht është pezulluar, pasi në negociatat me menaxhmentin janë duke u përpjekur për të gjetur zgjidhje.
Për Martenot, kjo mungesë stafi ilustrohet nga fakti se TPG-të aktualisht nuk përmbushin 100% të ofertës së tyre.
“Ka gara që anulohen çdo ditë për shkak të mungesës së stafit”, nënvizon Florian Martenot. Kushtet e punës po përkeqësohen ndërsa trafiku po rritet dhe bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar.
Tre sindikata (SEV, VPOD-SSP dhe Syndicom) kanë nisur gjithashtu në vitin 2022 – në bashkëpunim me Unisanté të Universitetit të Lozanës – një studim kombëtar mbi evoluimin e kushteve të punës dhe gjendjen shëndetësore të shofereve femra dhe shoferëve të autobusëve dhe tramvajit. Rezultatet pritet të publikohen deri në këtë pranverë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












