Lajme
Stadiumi i Trepçës, në pranverë gati për miqësore
Kryeministri Hashim Thaçi është optimist se në pranverë Stadiumin Olimpik në Mitrovicë do të jetë gati për lojërat miqësore të Kombëtares së Kosovës në Futboll
Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë nga pranvera e këtij viti mund të jetë i gatshëm edhe për lojërat miqësore të Kosovës. Në këtë stadium që luan Klubi i Futbollit “Trepça”, janë duke u vendosur tribunat e reja, ndërsa investimet janë gjithandej në këtë objekt.
Stadiumin e vetëm olimpik në Kosovë, të hënën e vizitoi kryeministri Hashim Thaçi, i cili tha Qeveria e Republikës do të investoj aq sa është e konsiderueshme që ky stadium të jetë funksional sipas standardeve të FIFA-s. Ai tha sa stadiumi i Trepçës tradicionalisht ka qenë më i miri në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës tani është duke investuar në renovimin e plotë të këtij stadiumi, për t’u përgatitur për ndeshjet miqësore që do t’i ketë reprezentacioni i futbollit të Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt”, deklaroi kryeministri Thaçi.
Tani, sipas tij, është duke u përfunduar së punuari me tribunat e reja, moderne, të standardeve të FIFA-s, UEFA-s, të kritereve dhe standardeve të përcaktuara.
“Gjithashtu do të investohet edhe në shtegun e Atletikës, dhe në rregullimin e fushës, në mënyrë që të kemi me të vërtetë një standard evropian, por edhe në ndriçim”, deklaroi kryeministri, duke u shprehur optimist, se gjithçka do të shkoj sipas planit dhe në pranverë stadiumi do të jetë gati.
“Pranvera e këtij viti do ta gjej stadiumin këtu në Mitrovicë të rregulluar, sipas standardeve më të mira të mundshme, dhe Qeveria e Kosovës nuk do të kursej që të rregullojmë dhe të kemi përgatitjet e duhura, të kemi stadium modern por edhe ekip të futbollit i cili do të na nderon me përfaqësimin në garat ndërkombëtare”, deklaroi Thaçi.
Ndryshe, Federata Botërore e Futbollit ia lejoi të drejtën Kosovës që të luaj lojërat miqësore me kombëtaren A. Por, ky vendim e ka gjet Prishtinën zyrtare në kushte të vështira infrastrukturore. Aktualisht asnjë stadium nuk i plotëson kushtet për miqësore, prandaj Zvicra ka mbet solucion për lojën e parë me 5 mars.
Megjithatë ekspertët thonë se janë dy stadiume që me disa investime i plotësojnë kushtet për miqësore. Është stadiumi i Prishtinës dhe ai i Trepçës. Ky i fundit është më afër përmbushjes së kritereve, për atë edhe Qeveria e Kosovës i ka orientuar shpresat në këtë stadium.
Po ashtu e veçanta e këtij stadiumi është se shumica e pajisjeve të ish-stadiumit “Rasunda” të Suedisë, i cili është mbyllë vitin e kaluar, i ka marrë “Trepça”. “Rasunda” ka qenë stadiumi i famshëm, ku 56 vjet më parë ishte luajtur finalja e Kupës së Botës, ku Brazili i Peles kishte fituar 5-2 kundër Suedisë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










