Lajme
Stacionet e trenave më të vlerësuar në Evropë: I Cyrihut i dyti
Sipas disa kërkimeve të reja, këto qendra hekurudhore, kanë vlerësimet më të mira të Google në Evropë
Pavarësisht, nëse jeni duke filluar një udhëtim me tren apo po shkoni nga një platformë në tjetrën, në një udhëtim super luksoz, shpeshherë mund të mos e vini re sa të bukur janë disa nga stacionet e trenit të Evropës.
Sigurisht, një stacion treni, ku është e lehtë për t’u orientuar dhe ku oraret janë të përpikta, është shumë i mirë, por ata stacione, që kombinojnë shërbimet me stilin arkitektonik, janë stacionet më mbresëlënëse, shkruan Shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Bounce, një platformë për ruajtjen e bagazheve, ka bërë disa kërkime, për të gjetur se cilat stacione evropiane janë më të mirat (më konkretisht, cilat janë më të vlerësuarat në Google).
Amsterdam Centraal kryeson renditjen. Duke shënuar 4.5 nga 5, ky stacion është i mbushur me madhështinë e arkitekturës gotike, rilindase dhe moderne, dhe është një qendër shumë e vizituar nga turistët dhe udhëtarët, falë vendndodhjes së tij.
Në vendin e dytë, është Zürich Hauptbahnhof, i cili, është popullori në Evropë. Stacioni ka një vlerësim prej 4.4 në Google, vlerësim i barabartë me Utrecht Central.
Vendin e katërt e ndajnë Berlin Hauptbahnhof, dhe stacionet Liverpool Street, Victoria dhe Waterloo në Londër, të cilët shënuan 4.3.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











