Sport
St.Gallen – Lugano: Ndeshje me shumë gola dhe me shumë shikues
Ndeshjet e javës së njëzetedytë të Kampionatit futbollistik të Super Ligës zvicerane edhe pse mbante mot i ftohtë i kanë përcjell afër dyzetmijë shikues.
Takimi në stadiumin AFG Arena ndërmjet FC ST. Gallen dhe FC Lugano, që ka përfunduar me rezultat baras 3 me 3 është ndjekur nga 10’814 spektatorë.
Të parët në minutën e shtatë në epërsi 1 me 0 kanë kaluar futbollistët e St.Gallenit me golin e shënuar nga Bunjaku.
Vetëm dhjetë minuta më vonë vendasit e kanë ngritur rezultatin në 2:0.
Avantazhi i hershëm sikur u ka krijuar vetëkënaqësi . Vendasit paksa lëshuan ritmin e lojës,gjë të cilën e shfrytëzuan për mrekulli lojtarët mysafir të FC Lugano. Vetëm katër minuta pa përfunduar pjesa e parë e lojës nëpërmjet Domen Cirnigojit, ata ngushtuan rezultatin në 2 me 1.
Pushimi prej pesëmbëdhjetë minutave sikur i këndelli futbollistët e Luganos, të cilët nëpërmjet Sabbatinit në minutën e 56 barazuan rezultatin në 2 me 2.
Mbrojtja e FC St.Gallen e demoralizuar nga barazimi u tregua fare e pakujdesshme edhe në minutën e 62-të, kur Lugano del në epërsi 3 me 2.
Pas shumë përpjekjesh të pareshtura futbollistët e FC ST.Gallen në minutën e 80 nëpërmjet Danjel Aleksiq mposhtin portierin Valentini të Luganos dhe barazojnë rezultatin në 3 me 3.
Te mysafirët që po zhvillojnë luftë për të mbijetuar në grup me më të mirët vërehej dëshira e flaktë për fitore.
Ata nëpërmjet rezervistit Donis organizojnë një rast të volitshëm për shënim por ndaj këtij lojtari starton ashpër mbrojtësi Roy Gelemi i FC. St. Gallen dhe gjyqtari kryesor i këtij takimi Paskal Erlachner tregon pikën e bardhë.
Ishte minuta e 83 e lojës e cilësuar edhe si fatale për Anastasios Donis ,sepse ai e huq penaltinë. Sikur mysafirët të ishin më me shumë fat fare lehtë pikët nga ky takim kanë mundur të shkojnë në Lugano , për të cilën sot luajtën me mjaft sukses edhe Frederik Veseli dhe Ezgjan Alioski.
Skuarda e FC Vaduz në luftë të vazhdueshme për t’i shpëtuar largimit nga Super Liga zvicerane falë shënimit të Armando Sadikut në minutën e 52 në përballje me FC Grasshopper të Cyrihut nxori rezultatin e barabartë 1me1.
Ndërkaq SGC YOUNG BOYS i Florent Hadërgjonajt është kthyer me fitore nga Cyrihu.
Ai ka mundur në fushën e tij FC Zurich-in 0:1. Kjo humbje e ka destabilizuar edhe më tepër këtë skuadër e cila assesi gjatë këtij Kampionati nuk po mund të gjejë veten.
Kurse SGC Young Boys, pas kësaj fitoreje mund të futet në luftë për vendin e dytë.
FC Basel 1893 që tani i llogaritur Kampion i Zvicrës, pa e vënë veten shumë në siklet ka luajtur baras 1me 1 me FC Thun-in nikoqir.
Këtë komoditet FC Baselit ia ka lejuar epërsia e krijuar prej 15 pikësh diferencë ndaj përcjellësit të tij FC Grasshopper të Cyrihut.
FC Sion me lojën e tij të bukur ka gëzuar rreth shtatëmijë shikues të tij. Ai ka gjunjëzuar FC Luzern-in e Jahmir Hykës dhe Hekuran Kryeziut, duke e mundur me rezultat bindës 3 me 1.
Në saje të kësaj fitoreje FC SION është ngjitur në pozitën e katërt të renditjes tabelore duke grumbulluar njëzetetetë pikë.
ARIF EJUPI
E-Diaspora
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë Shënimi përvjetorit të 35-të të Pajtimit të Gjaqeve u bë mbrëmjen e organizuar nga Lidhja Shqiptare...
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi