Lajme
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër
Parkimet e reja për motoçikleta shkaktojnë kaos në St. Gallen: 12,000 franga gjoba në 20 ditë
Në St. Gallen, autofituesit janë të zemëruar pas vendosjes së parkimeve të reja për motoçikleta në qendër të qytetit, që ngjajnë pothuajse identik me parkimet e makinave. Një shenjë e vogël është e vetmja që tregon ndryshimin. Ata që parkojnë makinat e tyre katër rrotëshe në këto vende përballen me gjoba të menjëhershme, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të policisë së qytetit, brenda vetëm 20 ditësh janë lëshuar 290 gjoba, duke sjellë një të ardhur prej 12,000 frangash. Shumica e parkimeve për motoçikleta mbeten të papërdorura, ndërsa makinat vazhdojnë të ndëshkohen.
Situata u krijua pas heqjes së mbi 100 parkimeve për makina në qendër të qytetit vitin e kaluar, për t’i hapur rrugë parkut të ri Central me 330 vende të mbrojtura nga moti. Madje, 12 parkimet më të kërkuara pranë godinës «Union» u hoqën, duke irrituar banorët që nuk mund të vepronin shumë për shkak të bllokimeve me bollëra betoni që u vendosën që nga marsi i vitit 2025.
Së fundmi, barrikadat u hoqën, por parkimet nuk u kthyen për makina. Tani ato janë parkime të dedikuara për motoçikleta, megjithëse duken akoma si parkime për makina dhe shenja e bardhë “P” mbi sfond blu mund të krijojë konfuzion.
Shumë banorë i quajnë këto masa “shikanim”, pasi gjobat po bien masivisht dhe përdorimi real i parkimeve për motoçikleta është i ulët, ndërsa autofituesit përballen me kosto të papritur./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën












