Lajme
Sqaron Murati: Regjistrimi i diasporës nuk shtyhet
Ministri i Diasporës, Valon Murati thotë se procesi i hartimit të regjistrit të diasporë nuk nënkupton përfundimin e këtij procesi në vitin 2016, por vazhdimin edhe për një vit
Kabineti i Qeverisë së Kosovës ka marrë vendimin që procesi i hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës të zgjatet edhe për një vit shtesë, nga ajo që ishte planifikuar më herët. Kjo siç ka sqaruar ministri i Diasporës, Valon Murati nuk nënkupton përfundimin e këtij procesi në vitin 2016, por të vazhdohet edhe një vit shtesë.
Sipas Ministrit, kjo vjen si rezultat i rishikimit të procesit nga ana e Ministrisë së Diasporës, adresimi i boshllëqeve të krijuara gjatë vitit të kaluar, ashtu që procesi që në Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018 është karakterizuar si objektiv strategjik i Republikës së Kosovës, të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Për të evituar çfarëdo keqkuptimi, procesi nuk do të ndalet këtë vit, me këtë nuk do të ndalen as aktivitetet që lidhen me këtë proces. Sipas planit të veprimit, procesi i hartimit të regjistrit që ka filluar në vitin 2013 ishte paraparë të përfundojë në vitin 2016. Mirëpo, duke dëshiruar që të kemi një rezultat sa më të mirë dhe proces gjithëpërfshirës, Ministria e Diasporës kërkoi zgjatjen e afatit për përfundimin e këtij procesi, gjë që u aprovua nga Kabineti qeveritar”, thuhet në sqarimin e MeD-it.
Ndryshe, sqarimi i ministrit vjen pasi shumë mërgimtarë e kanë keqkuptuar kërkesën ministrit Murati drejtuar qeverisë, për shtyrjen e afatit të regjistrimit të mërgimtarëve.
“Në adresën e Ministrisë së Diasporës, kanë arritur shumë pyetje gjatë ditës së djeshme lidhur me lajmin për shtyrjen e procesit të Hartimit të Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës. Me këtë qëllim për të evituar keqkuptimet nga bashkatdhetarët tanë, po ju dërgojmë një sqarim ku ceket se ky proces nuk shtyhet, por afati për hartimin e këtij regjistri zgjatet edhe për një vit shtesë”, thuhet në sqarim.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë rezident. Kjo shifër ka nxjerrë disa dilema, për faktin se ka variuar relativisht shumë nga regjistrimet e mëparshme, ai i vitit 1981 dhe regjistrimi i dhunshëm i Serbisë i vitit 1991.
Sipas një statistike që ka bërë Qendra për Hulumtim të Migracionit, në vitin 1981 Kosova kishte 1.55 milionë banorë, ndërsa në vitin 1991, kishte 1.95 milionë banorë, shumica prej tyre shqiptarë, mbi 82 për qind.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













