Integrimi
Spreitenbach shpërblen me 10 mijë franga Grupin artistik të vallëzimit “Rinia”
Në shtatë vjet ekzistencë, grupi “Rinia” ka performuar me veshjet kombëtare rreth njëqind herë në Zvicër. Pjesë e saj janë 40 fëmijë dhe të rritur të moshave nga 5 deri 30 vjeç.
Grupi i Vallëzimit “Rinia” në Spreitenbach, i cili si mision ka ruajtjen e traditës dhe kulturës së shqiptarëve në Zvicër, ka fituar një shpërblim prej 10 mijë frangave nga komuna zvicerane e Spreitenbach-ut. Në shtatë vjet ekzistencë, grupi “Rinia” ka performuar me veshjet kombëtare rreth njëqind herë në Zvicër. Pjesë e saj janë 40 fëmijë dhe të rritur të moshave nga 5 deri 30 vjeç. Lajmi konfirmohet nga mediat zvicerane, por edhe nga vetë grupi artistik në faqen e tyre në “Facebook”, shkruan albinfo.ch.
“Pershëndetje për të gjithë ju miq, është nder dhe kënaqësi kur puna dhe përkushtimi shpërblehet.Grupi i Vallezimit “Rinia” do të shpërblehet me “Çmimin për Kulturë” nga Komuna jonë, ndihemi të nderuar dhe krenar. Falënderimi ju takon gjithë vallëtareve, sponzorëve dhe prindërve të grupit. Çmimi do të ndahet të premten e ardhshme. DANKE SPREITENBACH,” shkruan në faqen e tyre në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














