Jeta në Zvicër
Spitali zviceran nuk e merr në dorë, kthehet në shtëpi pa trajtim mjekësor
Për arsye ligjore dhe "për mbrojtjen e të dhënave të pacientit", Spitali Uster nuk mund të japë ndonjë informacion në lidhje me rastin në fjalë

Një vizitë në spital nuk është edhe aq e këndshme, e sidomos kur bëhet fjalë për rast emergjent. Zvicerani Meinrad Rüegg, sipas të dhënave të tij ka fituar një përvojë jashtëzakonisht të keqe.
Ai ka pritur plot tre orë për ndihmë mjekësore. “Diçka e tillë të përkujton shtetet tjerë, por jo edhe Zvicrën me sistemin e saj shembullor e të shtrenjtë”, ka pohuar zvicerani 73-vjeçar për të përditshmen zvicerane “Zueriost”, përcjell albinfo.ch.
Por, çfarë në të vërtetë ka ndodhur me të? Me bashkëshorten e tij, Meinrad Rüegg ka qenë në kopshtin e shtëpisë. Për shkak të një sëmundje të rëndë, ai është i detyruar të lëvizë me karrocë invalidësh. Pak më herët se bashkëshortja e tij, ai vendosë të kthehet në shtëpi. Në momentin që po lëvizte nëpër bari me karrocën e tij elektrike, në rrugë i paraqitet një pengesë dhe rrëzohet jashtë horizontit të bashkëshortes. Për fat të mirë, karroca e rëndë 150 kilogramë nuk bie mbi të, ndërsa për pak kohë as nuk ka mundur të marrë frymë dhe të thirrte për ndihmë.
Gjatë rrëzimit, Meinrad ka pësuar lëndime të shumta: Hunda i ishte përgjakur, si dhe ka pasur dhimbje në dorë dhe në një brinjë. Pak pas rrëzimit, kanë qenë fqinjët që e kanë hetuar dhe njëra nga to e ka lajmëruar bashkëshorten e cila e ka dërguar me veturën e saj në spital.
Sapo arritën në spital, filloi odiseada. “Tani 30 vite shkoj në spitalin e Usterit, por një gjë të tillë asnjëherë nuk e kam përjetuar”, ka pohuar Meinradi, njofton Albinfo.ch. Në momentin që ka arritur në qendrën e emergjencës, ka qenë vetëm një pacient duke pritur. “Mu tha se duhet të pres në një hapësirë për pritje”, vazhdon ai më tutje. Pas rreth një ore, Meinradi është marrë dhe është dërguar në një hapësirë tjetër.
Në këtë hapësirë të ngushtë, Meinradi me bashkëshorten pritën plot dy orë. “Askush nuk vinte tek unë. “Të gjitha pyetjet përfundonin me injorancë dhe mosinteresim të përgjithshëm të stafit”, ka shpjeguar Meinradi. Pas tre orëve në qendrën e emergjencës, e kaplon uria dhe i ftohti. Pakënaqësia u rrit në atë masë, sa që Meinradi donte të shkonte vetëm në shtëpi. Duke dalur nga spitali, ai e pa se hapësira e pritjes ishte stërmbushur me pacientë.
Pakënaqësi e madhe kur askush nuk të pyet apo nuk të shikon. “Ka mundur të jetë ndokush me plagë më të rënda”, thotë Meinradi. Një gjë të tillë asnjëherë nuk e kishte paramenduar.
Me bashkëshorten e vet, në shtëpi ata fillimisht hëngrën pak. Më pas, bashkëshortja ishte përkujdesur për plagët, pasi më herët kishte punuar si infermiere. Të nesërmen, Meinradi u bë më mirë.
Arsyetimi i spitalit:
Për arsye ligjore dhe “për mbrojtjen e të dhënave të pacientit”, Spitali Uster nuk mund të japë ndonjë informacion në lidhje me rastin në fjalë. Megjithatë, drejtori i spitalit Andreas Mühlemann i referohet procedurës në një repart të emergjencës dhe klasifikimit të pacientit sipas një shkalle prioritare të njohur ndërkombëtarisht, të ashtuquajturit sistem triage Manchester.
Ky sistem, pacientët i ndanë sipas pesë grupeve prioritare varësisht nga shkalla e lëndimit: Nga një (0 minuta kohë maksimale për pritje) deri në pesë (120 minuta kohë maksimale për pritje).
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj