Spitalet në Zvicër shënuan humbje prej 750 milionë CHF në vitin 2024. Pavarësisht rritjes së xhiros dhe të tarifave, më shumë se gjysma e ofruesve të shërbimeve patën rezultat operativ negativ pas zbritjes së amortizimit.
Ky është rezultati i një studimi mbi 50 spitale, klinika rehabilitimi dhe psikiatrike nga firma konsulente KPMG, raporton «Neue Zürcher Zeitung».
Në terma operativë, mbi 80% e institucioneve arritën rezultat pozitiv. Rritja e xhiros ishte 4.9%, kryesisht si pasojë e një rritjeje mbi mesataren prej 1.5% të tarifave për pacientët e shtruar. Megjithatë, edhe kostot u rritën me 4.9%, transmeton albinfo.ch.
Për të mbuluar investimet e tyre, institucionet do të duhej të arrinin një marzh EBITDA prej 10%. KPMG vëren se kjo nuk po arrihet. Marzhi mesatar në vitin 2024 ishte 3.4%, nga 1.9% një vit më parë.