Lajme

Spitalet zvicerane mbështeten gjithnjë më shumë te infermierët nga Europa Lindore

Mungesa rekord e stafit infermierik shtyn Zvicrën të rekrutojë nga Rumani dhe Bullgari; një e treta e infermierëve kanë diplomë të huaj.

Spitalet zvicerane po bëhen gjithnjë e më të varura nga stafi i huaj, ndërsa mungesa e infermierëve arrin nivele rekord, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të fundit nga Swiss Health Observatory (OBSAN), një e treta e infermierëve që punojnë aktualisht në Zvicër mbajnë një diplomë të huaj.

Në kantonet kufitare si Geneva, Neuchâtel dhe Vaud, ky përqindje arrin madje mbi 65 për qind.

Megjithatë, pavarësisht fluksit të konsiderueshëm të stafit nga jashtë, shumë vende pune në sektorin e infermierisë mbeten të paplotësuara.

Si pasojë, rekrutimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt vendeve lindore të Bashkimit Europian, përfshirë Rumani dhe Bullgari, sipas OBSAN. /Albinfo.ch