Sport
Spektakël në mbyllje të Lojërave Olimpike Londra 2012
Flaka olimpike u shua. Pas katër vjetëve në Rio de Zhanerio, vendi i ardhshëm nikoqir i Lojërave Olimpike 2016
Spektakolare ishte në mbrëmjen e së dielës, në mbyllje të Lojërave Olimpike Londra 2012.
Në ceremoninë e Londrës ka mbizotëruar muzika, me më shumë se katër mijë performues, në mesin e të cilëve edhe rock bendet britanike si “The Who”,”The Spice Girls”, George Michael, Muse, The Who, Take That etj.
Ceremonia e mbylljes titullohej “A Symphony British Music” dhe kishte si qëllim prezantimin e kreativitetit britanik në fushën e artit.“Shumë njerëz të rinj do të frymëzohen të merren me një sport ose t’i realizojnë ëndrrat e tyre”, tha presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Zhak Rozhe, i cila i ka vlerësuar lojërat të shkëlqyeshme”.
Nikoqir i Lojërave Olimpike në vitin 2016 do të jetë Rio de Zhaneiro.
Dita e fundit e Lojrave Olimpike të Londrës përfundoi me ekipin amerikan në krye të listës me më shumë medalje të fituara , 104 gjithsej, nga të cilat 46 medalje ari.
Kina përfundoi e dyta me 87 medalje, nga të cilat 36 ari. Britania e Madhe vendin e tretë për medaljet e arit, duke fituar pesë më shumë se Rusia. Rusia doli e treta për nga numri i përgjithshëm i medaljeve, ndërsa Britania e katërta. 85 vende fituan të paktën nga një medalje.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim











