Futboll
Spektakël në hapje të ‘Katar 2022’
Në një ceremoni spektakolare është hapur kampionati botëror ‘Katar 2022’ i cili këtë vit mbahet në një vend arab.
Sikurse përkon edhe me traditën islame, ceremonia filloi me një recitime nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kur’ani.
Vargjet e cituara nga Kur’ani:
O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”.
Pjesë e ceremonisë hapëse ishte aktori hollivudian, Morgan Freeman i cili foli përpara mijëra personave të parnishëm dhe telespektatorëve për shpresën, unitetin dhe tolerancën.
Më tej pati kërcime dhe spektakël me drita, teksa nuk munguan as maskotët apo këngët zyrtare të Botërorëve ndër vite.
Ndërkohë, pas lajmeve se shumë këngëtarë të mëdhenj kishin refuzuar të merrnin pjesë në ceremoni, për shkak të akuzave për abuzime me të drejtat e njeriut në Katar, në skenë u ngjit vetëm këngëtari koreano-jugor Jung Kook.
Sakaq, Emiri i Katarit, Emiri Sheikh Amim bn Hamad al-Thani, mbajti gjithashtu një fjalim të shkurtër, ku u uroi gjithëve mirëseardhjen dhe suksese.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













