Kosova

Specialja bastis banesat e ish-këshilltarëve të Thaçit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Rastin e ka konfirmuar për KOHËN avokati Artan Qerkini, që thotë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosja e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Ndërkohë, ZPS po kryen bastisje edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Detajet ende nuk janë bërë të ditura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.