Kosova
Specialja do ta shqyrtojë uljen e dënimit për Salih Mustafën
Paneli i Gjykatës Supreme ka marrë vendim që rastin e Salih Mustafës ta kthejë në rivendosje.
Gjykata nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se rasti është kthyer sërish në Apel, me qëllim të shqyrtimit të uljes së dënimit.
Sipas Supremes Rregulli 163 parasheh dënim nga 5 deri në 25 vjet burgim për rastin Mustafa.
“Sipas Panelit të Supremes, Panelit të Apelit duhet t’i jepet një mundësi e dytë për ta shqyrtuar nëse dënimi me burgim për 22 vjet është i arsyeshëm në këndvështrimin e shkallës së identifikuar të dënimit dhe praktikës gjyqësore të analizuar”, thuhet në vendimin e Supremes së Apelit.
Rastet e mëhershme që u referohet arsyetimi i Supremes, e të cilat sipas vendimit duhet të kihen parasysh në rivendosje, janë të ICTY-së dhe dënimet në to sillen rreth 12 vjet burgim.
“Në vlerësimin e ri të dënimit të z. Mustafa, Paneli i Apelit duhet të udhëhiqet prej: 1) Rregullit 163, 2) Shkallës së dënimit prej 5 deri në 25 vjet burgim që është identifikuar nga ky panel për rastin Musfata dhe 3) Faktorët e dënimit të identifikuar prej Paneli të Apelit, 4) Praktika gjyqësore e analizuar nga Paneli i Apelit dhe nga ky panel. 5) Rrethanat specifike të çështjes së z. Mustafa”, thuhet në vendim.
Supremja ka identifikuar tri rrethana ku sipas vendimit, Paneli i Apelit e ka shkelur ligjin penal në rastin e Mustafës.
“Paneli konstaton se Paneli i Apelit ka shkelur ligjin penal duke dështuar: 1) Të identifikojë ligjin relevant të Kosovës në përputhje me nenin 44 (2) (b) të ligjit dhe siç kërkohet në bazë të parimit të lex mitior (v.j zbatimit të ligjit më të favorshëm për të akuzuarin); 2) Të identifikojë shkallën e zbatueshme të dënimit dhe; 3) Ta arsyetojë në mënyrë të duhur se si ka arritur te ulja e dënimit të z. Mustafa për katër vjet”, thuhet në vendim.
Vendimi mbi kërkesën e Mustafës u lëshua më 29 korrik të këtij viti, për mbrojtje të ligjshmërisë.
Mustafa ishte dënuar me 26 vjet burgim nga shkalla e parë e Dhomave të Specializuara në 2022-n për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë, ndërsa ishte liruar nga akuza për trajtim mizor.
Pas ankesës Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale, në vitin 2023, ia kishte ulur dënimin në 22 vjet burgim.
Sipas aktakuzës, Mustafa, i njohur si Cali, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












