Lajme
Spanjë: Kapen shqiptarët teksa transportonin lëndë narkotike
Pesë persona të një bande kriminale në Spanjë janë arrestuar nën dyshimet se janë të përfshirë në trafikun e drogës në shkallë të gjerë.
Banda kriminale e përbërë nga shqiptarë, holandezë dhe lituanezë është goditur nga policia spanjolle pas sekuestrimit të një sasie me lëndë narkotike (kokainë) të fshehur në thasët me pelet për ngrohje që po transportoheshin me kamion, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Policia spanjolle ka sekuestruar 16 tonë pelet, teksa pas kontrollit të bërë në dy magazina të grupit kriminal, u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë drogë sintetike, 3965 euro kesh si dhe mjete të tjera që shërbenin për paketimin e drogës.
Trafikantët përdornin portet spanjolle për të kaluar drogën të fshehur në kontejnerë.
🚩Intervenidas 16 toneladas de #pellet impregnados con #cocaína y desmantelado un centro de procesamiento de drogas sintéticas
🤝Operación conjunta con Agencia Tributaria
🔹5 detenidos e intervenidos más de 5 kg de drogas de síntesis (speed y MDMA) y 3.965€ entre otros efectos pic.twitter.com/aRwn8s7gH2
— Policía Nacional (@policia) April 7, 2024
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










