Lajme
Spanja shtrëngon masat për Austrinë dhe Gjermaninë
Me përjashtim të land-it Burgenland, nga data 23 gusht të gjitha shtetet federale të Austrisë (Land-et) do të jenë në listën e rrezikut nga Spanja
Për vizitorët nga Austria hyrja në Spanjë nga dita e hënë do të bëhet më e vështirë, kjo për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve. Me përjashtim të land-it Burgenland, nga data 23 gusht të gjitha shtetet federale të Austrisë (Land-et) do të jenë në listën e rrezikut nga Spanja. Kështu u njoftua të premten nga Ministria e Shëndetësisë në Madrid. Deri më tani, vetëm katër lande (Salzburg, Tirol, Vorarlberg, Vjenë) kanë qenë në listën e rrezikut. Vizitorët nga Austria duhet të jenë të pajisur me 3G (vaksinim, shërim apo test), transmeton albinfo.at
Sipas portalit austriak oe24.at, nga 23 gushti edhe Gjermania do të shpallet nga Spanja zonë të rrezikuar nga korona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë Spanjolle. Ky klasifikim është fillimisht i vlefshëm vetëm për shtatë ditë. Pra, gjithë vizitorët e moshës mbi 12 vjeç duhet të janë të pajisur me 3G. Kjo rregullore vlen deri në mesnatën e datës 29 gusht.
Në rast se jeni të pajisur vetëm me test Antigen, ai nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë, me testin PCR jo më i vjetër se 72 orë. Vizitorët nga vendet me numër të ulët të infeksioneve dhe jo në listën spanjolle të zonave të rrezikuara lejohen të hyjnë në vend pa asnjë kusht, përveç se paraprakisht duhet të plotësohet një formular në internet. Me këtë rast, do të merrni një kod “QR-Code”, të cilin duhet të tregoni me të hyrë në shtetin spanjoll. Linjat ajrore shpesh kontrollojnë para nisjes nëse udhëtarët i plotësojnë të gjitha kërkesat.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











