Lajme
Spanja paralajmëron bojkotimin e Samitit të Zagrebit, shkaku i Kosovës
Spanja kërcënon se do të bojkotojë Samitin e Zagrebit për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme në Madrid, Zagreb dhe Bruksel.
Sipas tyre, zyrtarët spanjollë i kanë paralajmëruar nikoqirët e samitit të ardhshëm se nuk do të marrin pjesë në takimin ku Kosova ka pjesëmarrje të barabartë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Po sipas burimeve, diplomatët e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian janë njoftuar tashmë se Spanja mund ta anashkalojë Samitin e Zagrebit.
Ky Samit midis përfaqësuesve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 6-7 maj.
Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndaj Qeveria në Madrid e ka sfiduar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në të gjitha tubimet e nivelit evropian.
I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë për problemet e mundshme në organizimin e samitit për shkak të pjesëmarrjes së barabartë të Kosovës, kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq, ka thënë se nuk është e lehtë të përputhen interesat e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
“Kur ka interesa të ndryshme, atëherë negociohet gjatë”, ka thënë Jandrokoviq, i cili ka konfirmuar se kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, është në kontakt me të gjithë liderët evropianë rreth organizimit të samitit.
Jandrokoviq po ashtu ka thënë se Qeveria e Kroacisë do të bëjë gjithçka të mundur për t’iu dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë evropiane.
“Jo të gjitha vendet e BE-së kanë një qëndrim dhe entuziazëm të tillë. Ne do të flasim në interesin më të mirë të fqinjëve tanë”, ka thënë mes tjerash ai.
Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët në Zagreb janë të bindur se deri në maj do të gjendet një formulë që do t’i lejojë të gjithë të ftuarit në Samit të marrin pjesë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










