Kosova
Spanja njeh pasaportat e Kosovës
Sot, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që njeh pasaportat e Kosovës. Sipas tij, tani mund të udhëtohet pa viza edhe drejt këtij shteti, përcjell albinfo.ch.
Bislimi ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DG Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës.
“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Zëvendëskryeministri tutje ka shkruar se do të vazhdohet puna për të sjellë lajmë të mira “e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”.
Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, e cila vazhdon të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës.
Liberalizimi i vizave për Kosovën ka nisur nga 1 janari i këtij viti.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












