Lajme
Spanja e njeh Kosovën, pas njohjes nga Serbia
Shefi i diplomacisë spanjolle, Garcia Margallo ka thënë Spanja dëshiron të mbajë raporte të mira me Beogradin dhe Prishtinën, por nuk do ta njeh Kosovës derisa këtë nuk e bënë Serbia
Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia-Margallo gjatë një vizite në Bukuresht, ka thënë se Madridi zyrtar nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa këtë nuk e bën Serbi.
”Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanshëm derisa Serbia nuk do ta bëjë këtë”, ka thënë ai, raporton RTK. Ai tha se me njohjen e pavarësisë së Kosovës do të njihej shkelja e së drejtës ndërkombëtare dhe e drejta kushtetuese e Jugosllavisë.
Garcia Margallo ka pohuar se Spanja dëshiron të mbajë raporte me Beogradin dhe Prishtinën, në mënyrë që të dy palët të dakordohen për marrëdhëniet e tyre tregtare dhe administrative, por duke mos kaluar “linjat e kuqe” të shpalljes së njëanshme të pavarësisë.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Korlacean ka thënë se marrëveshja është e dobishme për rajonin e Ballkanit dhe të ardhmen evropiane. Korlacean edhe para disa ditësh e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen e Bruksslit të arritur ndërmjet dy kryeministrave, Thaçi-Daçiq.
Ndryshe, një ditë më parë, në Rumani ka qëndruar Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiq, i cili ka falënderuar Bukureshtin zyrtar që nuk po e njeh Kosovën. Kjo e fundit vazhdon të mos njihet nga pesë vendet e BE-së, Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro.
Derisa tri shtet kanë dhënë sinjale për ndryshimi e kursit për Kosovën (Greqia, Sllovakia dhe Rumania), Qipro dhe Spanja nuk po lëshojnë pe. Spanja po këmbëngulë, sepse brenda këtij shteti janë dy krahina që po kërkojnë ndarje, Katalunia dhe Baskia, të cilat po kundërshtohen nga Madridi.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











