Lajme
Spanja do të regjistrojë personat që refuzojnë vaksinën anti-Covid
Autoritetet spanjolle do të mbajnë shënim për personat që refuzojnë të vaksinohen si masë anti-COVID.
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka thënë se këto të dhëna do t’i ndajë me shtetet e tjera, por jo me publikun vendas.
Ministri Salvador Illa ka thënë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit, edhe pse ky proces as në Spanjë dhe në shumë vende të tjera nuk është obligues.
“Do të bëjmë një regjistër të njerëzve që do të refuzojnë të vaksinohen”, tha ai, përcjellin mediat e huaja.
Qeveria spanjolle planifikon që deri në fund të shkurtit të vaksinojë rreth 2.5 milionë banorë, e deri në verë 15 deri në 20 milionë.
Në Spanjë, si pasojë e koronavirusit kanë vdekur rreth 50.000 pacientë, kurse janë infektuar me të rreth 1.8 milionë banorë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













