Lajme
Spanja dhe Greqia regjistrojnë nivelin më të lartë të papunësisë në BE
Papunësia në Eurozonë mbeti e qëndrueshme në 6.6 për qind gjatë muajit qershor 2022, krahasuar me muajin paraardhës.
Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, ky nivel është ulur me 1.3 për qind krahasuar me nivelin e papunësisë së vitit të kaluar, pasi njerëzit kthehen në punë pas humbjes së vendeve të punës gjatë pandemisë COVID-19.
Niveli i papunësisë në Bashkimin Evropian ishte në 6 për qind, gjithashtu i qëndrueshëm krahasuar me majin 2022.
Megjithatë, papunësia e të rinjve u rrit nga muaji në muaj me rreth 59 mijë në BE dhe 64 mijë në Eurozonë. Krahasuar me vitin e kaluar, është ulur me rreth 527 mijë në BE dhe 450 mijë në Eurozonë.
Eurostat vlerëson se rreth 12.9 milionë burra dhe gra në BE janë të papunë, ku 2.5 milionë janë nën moshën 25 vjeç.
Papunësia ishte më e larta në Spanjë dhe Greqi, me përkatësisht 12.6 dhe 12.3 për qind. Republika Çeke ka shkallën më të ulët të papunësisë në BE, me 2.4 për qind./Telegrafi
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










