Futboll
Southgate i “frikësohet” mesfushës së Zvicrës
                                                                        Anglia ishte disa sekonda larg turpërimit dhe eliminimit nga “Euro 2024” në raundin e një të tetës së finales. Ishte duke pësuar 1:0 në ndeshjen ndaj Sllovakisë, para se në kohën shtesë me goditje “gërshërë” të realizonte Jude Bellingham, përcjell albinfo.ch.
Pas golit të Bellinghamit ndeshja shkoi në vazhdime. Kapiteni anglez, Harry Kane, me të nisur vazhdimi i parë realizoi me goditje me kokë për ta dërguar tutje Anglinë.
Pavarësisht fitores dramatike, pati shumë kritika për paraqitjen e dobët të ekipit anglez dhe taktikës të selektorit Gareth Southgate. Por Anglia ka kthyer gjithë fokusin te çerekfinalja, ndërsa edhe kritikat janë zbehur.
Të shtunën, nga ora 18:00, Anglia luan kundër Zvicrës në Duesseldorf, në çerekfinale të “Euro 2024”.
Anglia arriti në Gjermani si njëra prej favoriteve, falë ekipit të talentuar, ku përfshihen golashënuesi më i mirë i Bundesligës, Kane, ylli i Real Madridit, Bellingham si dhe Phil Foden, që u shpall lojtari më i mirë i Premier Leagues në edicionin e kaluar.
Selektori i Anglisë, Southgate, e ka vlerësuar si shumë të fortë mesfushën e Zvicrës dhe ka thënë se ajo është vendimtarja në sukseset e helvetikëve. Granit Xhaka është lider i mesfushës zvicerane. Xhakën e ka përmendur edhe vetë selektori anglez.
“Granit Xhaka dhe Remo Freuler janë dy mesfushorë shumë të mirë. Ata e përdorin mirë topin, luftojnë shumë, janë liderë dhe mund të shkojnë para e të shënojnë gola. Ata janë pjesë e pandashme e mënyrës se si luan Zvicra”, ka deklaruar Southgate të premten në konferencën për shtyp.
Pavarësisht paraqitjeve jo shumë bindëse në Gjermani, Anglia është pa humbje në 11 ndeshjet e fundit në Evropian, pa llogaritur penalltitë. Ka shtatë fitore gjatë kësaj serie. Humbja e fundit e Anglisë ishte nga Islanda në vitin 2016. Por, Anglia ka 50 për qind të fitoreve nga gjashtë çerekfinalet e kaluara, duke i humbur dy nga tri të fundit në penallti. Në penallti anglezët ishin mposhtur nga italianët në finale të “Euro 2020”.
Zvicra është dukur me vetëbesim dhe shumë e organizuar. Italinë e eliminoi në një të tetën e finales.
Zvicra është duke luajtur vetëm për herën e dytë në çerekfinale. U mposht në penallti në “Euro 2020” nga Spanja.
Edhe pse helvetikët i kanë fituar vetëm tri nga 27 përballjet e fundit me Anglinë, me suksesin e fundit që ishte fitorja 2:1 në Basel në vitin 1981, selektori Murat Yakin ka besim në të përzgjedhurit e tij.
“Ne nuk e dimë se çfarë plani të bëjmë. Ata kanë shumë kualitet. Ne jemi në formë të mirë, me besim të plotë dhe këtë e kemi treguar. Mund të luajmë kundër skuadrave të mëdha. Jemi përballur me fituesen në fuqi të Evropianit, Italinë, si dhe me Gjermaninë. Do t’i shkaktojmë probleme edhe Anglisë”, ka theksuar Yakin, selektori i helvetikëve.
Ai ka shtuar se të gjithë në skuadër po punojnë për ta arritur synimin e përbashkët, qëndrimin sa më të gjatë në Evropian.
Yakini foli edhe për Xhakën, që është në formë të jashtëzakonshme. Sipas Yakinit, Xhaka ka tejkaluar çdo telashe fizike që pati.
“Graniti është në gjendje shumë të mirë, ka stërvitur me ekipin dhe mendoj se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të luajnë ndeshje të madhe të shtunën. Mezi presim të gjithë”, deklaroi Yakin.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të përballet në gjysmëfinale të Evropianit në Dortmund me Holandën apo Turqinë.
E-Diaspora
- 
                        USA                        
                            
                            Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës Albulena Uka ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm nga Mitrovica në qendrat më prestigjioze të dijes... - 
                                                
                            
                            Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar - 
                                                
                            
                            Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj - 
                                                
                            
                            Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles - 
                                                
                            
                            Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës 
Jeta në Austri
- 
                                                
                            
                            Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... - 
                                                
                            
                            Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa - 
                                                
                            
                            Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 - 
                                                
                            
                            Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 - 
                                                
                            
                            Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese 


                        







