Kosova
Sot arrijnë në Kosovë mbi 500 mijë doza të vaksinës, donacion i SHBA-së
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në Kosovë do të arrijnë 514 mijë e 970 doza të vaksinës Pfizer, të siguruara për Kosovën nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se vaksinat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.
“Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX”, ka bërë të ditur MSH-ja.
Në ceremoninë e pranimit të vaksinave do të marrin pjesë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e të tjerë.
Ceremonia e pranimit të vaksinave fillon në orën 14:00, në hapësirat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












