Kosova
21 vjet nga gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës
Në Zvicër shënohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Kosovës
Sot u bënë 21 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Sipas njoftimit në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, do të bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa nga ora 11:00 do të mbahet akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Kujtojmë se më 15 janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer krime të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por ‘Masakra e Reçakut’ u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, saktësisht nga shefi i misionit të OSBE-së në atë kohë, William Walker, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.
Nga ana tjetër, sot edhe në Zvicër do të shënohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.
Sipas një njoftimi, qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mban tubim kushtuar viktimave të gjenocidit. Ky aktivitet zhvillohet në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut të kryer nga forcat serbe dhe në njëvjetorin e miratimit të rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, ku 15 janari shpallet “Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë”.
Tubimi mbahet në GZ Oerlikon Gubelstarsse 10 në Zurich, nga ora 19:00. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










