Kosova
Sot pritet të kthehen 150 qytetarë nga Brukseli
Nga Brukseli sot në Kosovë pritet të kthehen edhe 150 persona të cilët janë nga vendet e Beneluksit, ndërsa në ditët në vijim pritet që të kthehen edhe qytetarë të tjerë të Kosovës nga Gjermani e Zvicra.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj, i cili tha se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat e qytetarëve që duan të kthehen në Kosovë.
Mirëpo, pas paralajmërimeve se karantina në Qendrën e Studentëve do të mbyllet, disa prej këtyre 150 udhëtarëve si dhe të tjerë që paralajmërohet se do të kthehen, do të vetizolohen, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
“Ka kërkesa të shumta prej qytetarëve të Kosovës që të kthehen në vend, kërkesat po shkojnë e po rriten vazhdueshëm meqenëse kjo fazë zgjati shumë, kështu që ne jemi duke vazhduar dhe duke punuar me ambasadat e Kosovës në vazhdimësi që të kthejmë sa më shumë qytetarë që është e mundur derisa të hapen kufijtë. Gjatë ditës së sotme vjen një fluturim i veçantë nga Brukseli, kemi fluturime nga Zvicra dhe Gjermania gjatë ditëve në vazhdim, por e përgatisim edhe një fluturim prej Turqisë. Gjithashtu edhe ne e kemi njoftimin që do të vijë vendimi së shpejti për heqjen e karantinës, kështu që qytetarët që vijnë prej jashtë duhet të vetizolohen për një kohë të caktuar”, tha ai.
Zogaj tha se 150 qytetarët që kthehen sot nga Brukseli varësisht nga udhëzimet mjekësore ka gjasa që disa të plotësojnë kushtet për vetizolim, ndërsa të tjerët do të karantinohen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
“150 na kthehen prej Brukselit, në këtë aeroplan janë të përfshirë qytetarët që kanë qenë të shpërndarë në vendet e Beneluksit dhe këto janë shifrat që po vijnë kryesisht. Pra, janë aeroplan me nga 150 qytetarë edhe prej Zvicrës e prej Gjermanisë në ditët në vazhdim… Sipas udhëzimeve të ekipit mjekësor i cili është në Aeroportin e Prishtinës një pjesë kam përshtypjen plotësojnë kushtet për vetizololim, ndërsa një pjesë do shkojnë në karantinë, por këtë vendim e marrin mjekët në aeroport”, theksoi Zogaj.
Deri në këto momente në Kosovë me COVID19 kanë rezultuar pozitiv 1047 persona, prej tyre 794 persona janë shëruar, kurse 30 persona e kanë humbur betejën me këtë pandemi.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












