Lajme
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut
Aeroporti i Cyrihut përballet me fluks të lartë pasagjerësh gjatë festave
Rreth 100,000 pasagjerë pritet të kalojnë nëpër Aeroportin e Cyrihut, aeroportin më të madh të Zvicrës, gjatë ditëve të pikut të udhëtimeve festive. Sipas autoriteteve aeroportuale, sot, më 19 dhjetor, pritet volumi më i lartë i pasagjerëve, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësja e Aeroportit të Cyrihut, Livia Caluori, tha se periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është tradicionalisht një nga më të ngarkuarat për udhëtime ajrore. “Periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, së bashku me pushimet e verës dhe vjeshtës, është një nga kohët më të ngarkuara të vitit për udhëtime në Aeroportin e Cyrihut,” u shpreh ajo.
Për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të pasagjerëve, autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe kohë më të gjata pritjeje, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Sipas Caluorit, pritjet mund të zgjasin më shumë në pikat e regjistrimit, kontrollet e sigurisë dhe kontrollin e pasaportave.
Udhëtarëve u rekomandohet të planifikojnë më herët ardhjen në aeroport dhe të ndjekin udhëzimet e stafit, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe stresin gjatë udhëtimit në këtë periudhë festive.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













