Lajme
Sot po mbahet ditë zie në Kosovë
“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Munih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi
Kosova gjatë gjithë ditës së sotme, është në ditë zie ndërsa flamuri është i ngritur në gjysmë shtizë për shkak të vrasjes së tre të rinjve kosovarë nga sulmet terroriste në Munih të Gjermanisë. Ditën zisë e ka shpallur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke thënë se kjo është një tragjedi e madhe dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve.
“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Evropë”, thotë Thaçi.
Me vendim të presidentit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Sulmuesi i aktit barbar, që tronditi botën, ishte gjermano-iranian, 18 vjeçar, që policia thotë të mos ketë pasur lidhje me ISIS-in, por ai që shumë kohë kishte probleme dhe po trajtohej te psikiatri. Viktimat kosovare, Dijamant Zabërgja, Sabina Sulaj dhe Armela Segashit, ishin të moshës 21, 14 dhe 18 vjeçe.
Ndërsa sonte (E diel) nga ora 20:30 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, Ministria e Diasporës fton të gjithë bashkatdhetarët që janë në atdhe dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të përkujtojnë bashkatdhetarët e rënë në sulmin e Munihut, Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi, por edhe të gjitha viktimat e sulmit kriminal në Munih, përmes ndezjes së qirinjve.
“Ndezja e qirinjve i paraprin aktivitetit të paraparë për Ditët e Diasporës, “Albanian Beauty”, të mbështetur nga Ministra e Diasporës, me projeksione të filmave të filmbërësve nga diaspora, e që nesër do ti dedikohen Sabinës, Dijamantit e Armelës”, thuhet në njoftimin për media.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













