Shqipëria
Sot po mbahen zgjedhjet në Shqipëri që po bojkotohen nga opozita
Zgjedhjet lokale po monitorohen nga 150 vëzhguese të OSBE/ODIHR si edhe nga misionet e ambasadave të huaja
Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale, nën hijen e përçarjeve më të mëdha politike në Shqipërinë pluraliste.
Votuesit do të kenë mundësi që të drejtohen të kutitë e votimit nga ora 07:00 deri në ora 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit, shkruajnë mediat shqiptare.
Partia Socialiste është e vendosur që këto zgjedhje të mbahen sot, ndërsa opozita e udhëhequr nga Paria Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i kanë braktisur zgjedhjet, përcjell albinfo.ch.
Opozita e bashkuar u ka bërë në vazhdimësi thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, pasi pretendon se së pari duhet të dënohen vjedhësit e votave, për të cilën e akuzojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Pas shumë protestave të mbajtura nga opozita, presidenti shqiptar Ilir Meta ka shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorin, por këtë vendim nuk e njeh kryeministri Edi Rama.
Meta po ashtu ka caktuar 13 tetorin si datë të zgjedhjeve lokale, por sërish këtë datë nuk e njeh Edi Rama.
Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje që zgjedhjet të zhvillohen të qeta dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tolerohet dhuna.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












